VIDEO/ Kontrolli në banesë fundos tiranasin, policia i çan murin e shtëpisë dhe i zbulon…

Sep 15, 2018 | 11:48
SHPËRNDAJE

Kontrolli i policise ka fundosur nje shtetas nga Tirana. Ne vijim te nje kontrolli nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, ne pranga perfundoi Sokol Sadiku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policise

Arrestohet në flagrancë 49-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, automatik e municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontrolle në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Sokol Sadiku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

– automatik

– 8 krehëra fishekësh

– 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura