VIDEO/ Kontrolli i befasishëm i Policisë Rrugore në Tiranë, penalizohen keq dhjetra persona

Jun 8, 2018 | 16:29
SHPËRNDAJE

Policia rrugore e Tiranës ka bërë një kontroll të detajuar ditën e sotme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga ky kontroll janë u verifikuan dhe u testuan 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë janë proceduar administrativisht 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara,  si dhe 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

kontroll

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Rrugorët e Kryeqytetit në orët e para të mëngjesit u fokusuan në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nëse përfshihen në aksidente rrugore. U verifikuan dhe u testuan 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet e Policisë Rrugore vijuan në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative Nr. 7 ku u evidentuan dhe u proceduan administrativisht :

• 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.

• 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara.

• 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura