VIDEO/ Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, publikohen pamjet e frikshme nga luftimet mes dy vendeve. Ç’ndodhi sot

Sep 28, 2020 | 15:08
SHPËRNDAJE

Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar sot një rritje të numrit të viktimave civile dhe ushtarake, në mesin e një konflikti të ashpër dhe përleshjeve të dhunshme që hynë sot në ditën e dytë. Të dyja vendet kanë aktivizuar ligjin e luftës dhe kanë mobilizuar trupat ushtarake.

Dhuna që shpërtheu midis dy rivalëve në Kaukaz të Dielën vazhdoi brenda natës dhe u aktivizua përsëri me sulme të reja artilerie të hënën në mëngjes.

“Herët në mëngjes, Azerbajxhani rinisi operacionet e tij sulmuese, duke përdorur artileri, automjete të blinduara, sistemin e artilerisë së rëndë TOS,” shkroi zëdhënësja e ministrit së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan, në Twitter.

“Betejat po vazhdojnë me intensitet të ndryshëm,” shtoi ajo më vonë.

Forcat armene thuhet se sulmuan qytetin Tartar me artileri të rëndë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

Luftimet midis forcave armene dhe azerbajxhanase për një rajon të diskutueshëm shpërthyen të dielën, ku thuhet se sot 15 ushtarë të tjerë janë vrarë dhe të dy palët akuzuan njëri-tjetrin për përdorimin e artilerisë së rëndë.

Qindra të tjerë thuhet se janë plagosur në përleshjet më të ashpra që nga viti 2016 në Kaukazin e Jugut, një rajon që siguron rrugë thelbësore tranziti për gaz dhe naftë në tregun ndërkombëtar.

Tensionet midis vendeve janë rritur për muaj me radhë mbi rajonin e Nago-Karabakut, një enklavë që ligjërisht konsiderohet të jetë pjesë e Azerbajxhanit, por që drejtohet nga armenët etnikë që kur deklaroi pavarësinë në vitin 1991./Burimi: BBC-The Guardian

armenia5 armenia4 armenia3 armenia map armenia2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura