VIDEO/ Kondogbia lëshon një tjetër perlë, Valencia nuk i ndahet Barcelonës

Nov 19, 2017 | 20:59
SHPËRNDAJE

Valencia ka siguruar ditën e sotme fitoren e 8 radhazi, në 12 javë kampionat, teksa mposhti në transfertë skuadrën e Espanjolit me rezultatin 0-2.

kondo

Sfidën e zhbllokoi një supergol i ish-mesfushorit të Interit Kondogbai në minutën e 67-të. Francezi goditi saktë me të majtën nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh. Golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Marcelino e shënoi sulmesi Santi Mina në minutën e 83-të.

Valencia po kalon një periudhë të shkëlqyer në La Liga, ndërsa po konfirmohet si skuadra që do të rivalizojë Barcelonën në këtë sezon. Ata kanë arritur të grumbullojnë 30 pikë në 12 javët e para, 4 më pak se Barça kryesuese dhe 6 më shumë se Reali e Atletiko, që renditen në vendin e 3-të dhe 4-t.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura