VIDEO/ Kokainë dhe municion luftarak, kush është shkodrani i arrestuar. Ja çfarë e zbuloi

Oct 17, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodres ka finalizohet me sukses operacioni antidrogë “DOSES”, gjate te cilit ka arrestuar nje person dhe po heton te lire nje tjeter. Sipas policise gjate operacionit u sekuestrua kokainë, armë zjarri, municion luftarak e sende të tjera.

shkoder

Informacioni i plote 

Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,

Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi:

L. K. 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,

Arrestimi i shtetasit A.Sh u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L.K për të blerë lendë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Sh ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura