Video/ Klienti e prek në vendin intim, kamarierja i bën “zbor” në mes të lokalit

Jul 19, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Një kamariere nga Gjeorgjia është kthyer në personazhin e ditës, pas qarkullimit online të një videoje të marrë nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ajo punonte.

Siç shihet edhe nga këto pamje, teksa ajo ishte duke kryer punën e saj, një nga klientët teksa ka kaluar e ka ngacmuar seksualisht duke i prekur të pasmet, Emeli Holden, e cila i është kthyer dhe e ka kapur prej pjesës së pasme të bluzës, duke e ulur më forcë në një karrige që ndodhej pranë.

Më pas ka ndërhyrë policia, dhe personi që e ngacmoi u dënua me disa ditë burg.

Holden ka dhënë një mesazh për të gjitha femrat që mund të ndihen të ngacmuara seksualisht në vendin e punës, ndërsa pamja e jashtme dhe veshja provokuese jo gjithmonë janë shenjë e joshjes dhe nuk u japin të drejtë meshkujve të abuzojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura