VIDEO/ “Kjo është papërgjegjshmëri”, radari i Policisë kap shoferin me 261 km/h: Avion në rrugë

Nov 11, 2018 | 10:48
SHPËRNDAJE

Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, Policia e Tiranës edhe këtë fundjavë ka marrë masa me ndëshkime administrative për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore është e fokusuar gjatë fundjavës në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa janë vendosur 49 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara. Policia bën me dije se një 33-vjecar nga Tirana udhëtonte me 261 km/h dhe këtë e cilësojnë papërgjegjshmëri.

shpejtasia e larte

POSTIMI I PLOTË

261 km/h, kjo eshte papergjegjshmeri ndaj jetes, ndaj vetes dhe ndaj perdoruesve te tjere te rruges.

Shpejtesi e pa imagjinueshme, avjon ne rrugen interurbane Tirane-Durres.

Ne rrugen interurbane Tirane-Durres, me Policine Rrugore te Tiranes. Me radar per te parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara.

33 vjeçari nga Tirana me Range Rover me 261 km/h shpejtesive te tilla, se destinacioni

Policia e Tiranes gjate fundjaves 49 masa administrative per OASh per shpejtesi qe varionin nga 172 deri ne 261 km/h.

#zbatorregullatudhetoisigurt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura