VIDEO/ Kishte ëndërr të takonte Ronaldon, ylli portugez i bën surprizën e madhe djaloshit që ka lindur pa këmbë

Dec 30, 2019 | 11:04
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo, njihte si një person me zemër të madhe, teksa sa herë i jepet mundësia për të ndihmuar dikë, nuk nguron ta bëjë.

CR7

Së fundmi, portugezi ka zgjedhur të surprizojë djaloshin Ali Turgankbeko, i cili ka lindur pa këmbë. Ky i fundit ishtë takuar me lojtarët e Liverpulit dhe Çelsit në gusht, gjatë zhvillimit të ndeshjes për Superkupën e Europës, por ëndrra e tij e madhe ishte të takonte Ronaldon.

Pikërisht kjo i ndodhi së fundmi, teksa u surprizua nga sulmuesi i Juventusit. Djaloshi i ri u takua me idhullin e tij, duke luajtur edhe me top me të, teksa përjetoi një nga momentet më të lumtura të jetës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura