VIDEO/ Kishin mbjellë 1 hektar me kanabis, arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë. Vlera e drogës mbi 11 mln euro. Çfarë thotë policia spanjolle

Oct 23, 2019 | 18:14
SHPËRNDAJE

Një grup kriminal i përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës, u godit nga policia spanjolle. Grupi me katër anëtarë, të gjithë me origjinë shqiptare, kishin mbjellë tre plantacione me marijuanë të fshehura midis pemëve dhe bimësisë në Parkun Natyror Serranía de Cuenca.

111

Në kohën e arrestimit, agjentët gjetën më shumë se dy tonë marijuanë që aktualisht vlerësohet në 11.3 milion euro në tregun e zi, sipas të dhënave të policisë.

Grupi kriminal ndërkombëtar ishte i përbërë nga katër shtetas me kombësi shqiptare, shkruajnë mediat spanjolle. Grupi kishte krijuar një kamp për tharjen e drogës dhe vëzhgimin e plantacionit 24 orë në ditë.

Ky kamp përbëhej nga pesë tenda dhe një sipërfaqe e përbashkët prej rreth 15 metra katrorë ku kishte shishe butane dhe ushqim të bollshëm.

Jashtë, mbi një sipërfaqe prej më shumë se një hektar, ishin ngritur tre plantacione, secila e pajisur me sisteme ujitje. Bimët gjithashtu mbroheshin nga delet ose kafshët e tjera karakteristike për vargmalin përmes një gardh rrethues të secilit plantacion.

kanab

Siç është raportuar nga kreu i brigadës së policisë gjyqësore të Cuenca, Francisco Sánchez, “është e qartë se montimi i infrastrukturës që ata kishin atje tregon se nuk ishte viti i parë që ata kishin ngritur plantacionin”.

Ai gjithashtu deklaroi se të arrestuarit po përgatisnin një plantacion tjetër dhe kishin bërë 120 vrima të tjera në fushë me qëllimin për të vazhduar kultivimin  sezonin e ardhshëm. “Duket një plantacion më shumë si i xhunglës kolumbiane sesa Serranía de Cuenca,” tha ai. Plantacionet konsiderohen më të mëdha në krahinën e Cuenca ashtu edhe në Castilla-la Mancha dhe pothuajse në Spanjë. Operacioni për çmontimin e këtij grupi filloi mëngjesin e 12 tetorit.

Përveç mënyrës së sofistikuar të kultivimit dhe ujitjes përmes tubave nën tokë, duke i bërë të padukshëm, hetuesit zbulua se ata kishin përgatitur dy tharëse të mëdha për të përgatitur lëndën pavarësisht kushteve të motit.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura