VIDEO/ Kishin dalë me makina, biçikleta e në këmbë, 98 shoferëve u hiqet patenta, gjobë 190 qytetarëve

Mar 21, 2020 | 11:43
SHPËRNDAJE

foto policia

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye.

Ndaj u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Strukturat e Policisë thonë se do vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura