VIDEO/ Kili fiton Kupën e Amerikës, mposht me penallti Argjentinën e Mesit

Jul 5, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE

Kili është kurorëzuar kampion i Kupës së Amerikës pasi mposhti në finale Argjentinën e Leo Mesit në një ndeshje dramatike, ku vendosën penalltitë.

Skuadra e Kilit duke festuar fitoren

E gjithë ndeshja ishte me emocione por nuk prodhoi gola. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim pa gola.

Ndërsa nga penalltitë, Kili u tregua shumë i saktë. Megjithatë, Argjentina u shfaq e lodhur gjatë 90 minutave të lojës. Sançez, Vidal dhe Aranguniz ishin tre lojtarët më të rrezikshëm të Klit.

Nga ana e Argjentinës vetëm Laveci prodhoi raste, por pa arritur që t’i finalizonte. Nga 11-metërshat, Kili shënoi 4 ndërsa Argjentina vetëm 1. Kjo mjaftoi që Kili të fitonte Kupën e Amerikës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura