VIDEO/ Këshilltari Lici i përgjigjet Artan Hoxhës dhe e kërcënon me burg: Mos na krahaso me një magjyp si Safet Bajri

Sep 25, 2018 | 15:22
SHPËRNDAJE

Këshilltari i Mendimi Djathtë Liberal në Bëshillin Bashkiak të Shkodrës Mustafa  Lici i ka kthyer përgjigje gazetarit Artan Hoxha ndaj akuzave të këtij të fundit në adresë të familjes Lici. Mustaf Lici deklaron se gazetari Hoxha është pjesë e bandës Bajri.

Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër sepse ata nuk kane asnjë person të vrarë.

Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.

Lici i ben thirrje prokurorisë që të zbardh tablatet e gazetarit Hoxha dhe së një dite ky person qe jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kësaj deklarate kërkon t’i ktheje përgjigje gazetarit Hoxha i cili çdo dite akuzon familjen Lici.

“Ky person i inkriminuar, ka ringjallur dhe tension që të ringjall konflikte mes dy fiseve në Shkodrës. Gazetari i krimit, ka vendosur që të rrisë fëmijët me lekët e krimit dhe  lekë harram. Nuk mundet që 6 vrasjet e Shkodrës ti trajtojë si vrasje bandash. Nuk mundet Artan Hoxha t’ua hup çokun shkodranëve. Ai më krahason mua më një magjyp, me një kriminel ordinar, si Safet Bajri. Nuk mundet ai të mbrojë familjen Bajri, ata nuk kanë pasur asnjë rival, se nuk u ka vrarë njëri në familje. Ato familje e dinë shumë mirë se kush i ka vrarë”, tha Mustafa Lici.

JA ÇFARË KA THËNË ARTAN HOXHA

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Pse nuk e përmend opozita bandën rivale të “Bajrave”? Sepse atë e drejton…

 

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura