VIDEO/ Kerry takim produktiv me Putinin dhe një xhiro si turist në Moskë

Dec 15, 2015 | 22:15
SHPËRNDAJE

Rusia dhe SHBA kanë gjetur pakt për disa çështje të rëndësishme, thanë pas takimit në Moskë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

567041dec3618843498b45b3

“SHBA është e gatshme të punojë me Moskën”, tha Kerry pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Lavrov.

Kerry shtoi se dy vendet patën “një ditë produktive” dhe se diskutimet kishin qenë “konstruktive”.

“Pavarësisht dallimeve, ne demonstruam se kur SHBA dhe Rusia tërheqin të dy në një drejtim mund të arrihet progres”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

duke folur për “diplomaci të mirë”, Kerry tha se i gjithë komuniteti global përfiton nga një bashkëpunim i tillë.

Moska dhe Uashingtoni kanë konfirmuar marrëveshjen e mëparshme për të punuar së bashkë për të luftuar ISIS.

Gjatë qëndrimit në Rusi, Kerry bëri dhe një shëtitje në Moskë ku dhe bisedojë me qytetarët.

Kur një djalosh i vogël e pyeti se çfarë i uronte popullit rus ai u përgjigj: “Uroj që populli rus dhe populli amerikan të jenë miq të mirë dhe që vendet tona të jetojnë në paqe”.

Kerry confused on Moscow streets‘Do I want to do what to the Russian people?’ – Russian boy just confused Kerry

Posted by RT Play on Tuesday, December 15, 2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura