VIDEO / Kërcim përmbi shtrat, gruaja e Militaos çmendet pas… Benzemasë

Apr 7, 2022 | 22:35
SHPËRNDAJE

Karim Benzema ka mahnitur në mbrëmjen e të mërkurës jo vetëm tifozët e Real Madrid. Sulmuesi shënoi tre gola ndaj Çelsit dhe i dha një sukses të rëndësishëm 3-1 madrilenëve në Ligën e Kampioneve.

sssssssssssssssssss

Me sa duket, sulmuesi francez ka mahnitur edhe bashkëshorten e një prej shokëve të skuadrës, Eder Militaos. Mbrojtësi ishte në fushën e lojës, ndërsa bashkëshortja e tij, Karoline Lima, po e ndiqte ndeshjen nga shtëpia me shumë ankth.

Ajo ka postuar disa video në rrjetet sociale ku shfaqet duke festuar golat e Realit, për t’u ndalur sidomos te Benzema i cili ishte i jashtëzakonshëm ën këtë sfidë, e në një moment edhe i kushtoi një kërcim mbi shtrat sulmuesit të madrilenëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura