Xhafaj flet pas analizës së Policisë së Lezhës: Batërdi me pronat në këtë zonë, goditje të fortë grupeve kriminale

Feb 17, 2018 | 16:19
SHPËRNDAJE

Pas ultimatumit nga Shkodra, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj ka dhene nje tjeter mesazh te forte pas mbledhjes se Policise se Lezhes dhe caktimit te drejtorit te ri te policise atje, Ferdinand Mara. Ai ka pranuar se ka probleme ne aspektin e goditjes se kriminalitetit dhe ka vecuar si shqetesim te madh ate qe e ka quajtur baterdi me pronat sidomos ne Lezhe.

xhafaj

Xhafaj ka theksuar tre prioritetet e policise, integritetin e policise, si qellim edhe i vetingut, lufta kunder krimit dhe grupeve kriminale dhe kontrollin me te mire te territorit.

Xhafaj eshte pyetur per faktin se ka paralajmeruar arrestime. Ai u pergjigj ne kete menyre:

“Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj, drejtoj policinë. I takon strukturave të policisë, pasandaj strukturave te prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive që janë duke u zhvilluar per grupet kriminale, por edhe abuzimet me pronen publike. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posacerisht. Hetimet që janë duke u zhvillur, janë në proces, do të jenë te suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë”, tha Xhafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura