VIDEO/ Këngë dhe valle tradicionale, futbollistët e Kosovës e “djegin” pas triumfit historik

Nov 21, 2018 | 12:04
SHPËRNDAJE

Kosova arriti një triumf historik teksa mposhti Azerbajxhanin me rezultatin 4-0, duke u renditur e para e grupit në Ligën e Kombëve.

Avdiaj

Festa e dardanëve filloi pas vërshëllimës së gjyqtarit, teksa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Lojtarët dhe stafi organizuan një event me muzikë live në holelin ku ata ishin akomoduar teksa nuk munguan këngët dhe vallet.

Lojtarët e Kosovës, kanë nxjerrë në pah gjatë festës së djeshme, një tjetër talent, bëhet fjalë për kërcimin, kryesisht të valleve tradicionale. Spikat sulmuesi Dionis Avdiaj, i cili rrëmben skenën dhe dhuron spektakël në kërcim. Për më tepër ndiqni videon:

Festa te Kosova on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura