VIDEO/ ‘Kemi President mbi palët’, ‘Lali Erin po e lëpin një qen’, mos e humbisni reagimin e Metës dhe Veliajt

Dec 10, 2017 | 14:53
SHPËRNDAJE

Një ndër të ftuarit e finales së festivalit “Kënga Magjike” ishte edhe Presidenti Ilir Meta, për të cilin, mes batutave dhe humorit Bes Kallaku pasi e falenderoi për praninë e tij, aktori u shpreh se për herë të parë “kemi një president trepalësh”.

meta-dhe-veliaj

Sipas aktorit të humorit presidenti e mban mirë me PD-në e bashkëpunon me Ramën, por dhe me Monika Kryemadhin.

 

“Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin”, ka thënë Besi në “Kënga Magjike”.

Dialogu i plotë

Isai: Përshëndesim edhe Presidentin e Republikës, mirëmbrëma Zoti Meta!

Kallaku: Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin.

Isai: Faleminderit gjithë bashkisë, faleminderit kryetarit të bashkisë dhe ta përshëndesim lali Erin që e kemi në sallë.

Kallaku: Ku është?

Isai: Ja ku është.

Kallaku: Nuk është lali Eri ai.

Isai: Është lali Eri, o Ardit a është lali Eri ai?

Gjebrea: Po, po ai është.

Kallaku:  Ore ja ku e ke ‘live’ në Paskuqan në Facebook. Nuk është ai…Është ‘live’ në Paskuqan dhe njëkohësisht ‘live’ tek liqeni me lopatë në dorë. Ja nuk është ai. Nuk ka mundësi, kësaj nuk ke ç’i thua, ja ‘live’, duke e lëpi një qen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura