Video/ Kejdi Mehmetaj hap dyert e shtëpisë

Jan 15, 2018 | 19:49
SHPËRNDAJE

Ajo është ndër deputetet e parlamentit shqiptar që është komentuar gjatë kur fitoi mandatin, në vitin 2013-të. E para deputete në moshë aq të re, Kejdi Mehmetaj ishte vetëm 19 vjeçe dhe sapo kishte filluar studimet e larta. Mehmetaj ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, nga ku përveç politikës foli edhe për familjen, shoqërinë dhe historinë e saj të dashurisë, që është përfolur gjatë në rrjetet sociale.

Përmes një inserti me foto, Mehmetaj prezantoi familjen e saj teksa tha se ata janë të rezervuar dhe nuk preferojnë jetën publike.

“Vëllai, Olsi, është tre vite më i madh dhe më ka ndjekur kudo dhe unë e falënderoj shumë. Prindërit e mi janë krenarë për mua, por edhe shumë kritikë pas çdo viti që kalon. Tani nuk kaloj shumë kohë në shtëpi, por më pëlqen të qëndroj në shtëpi. Shtëpia është i vetmi ambient ku mund të bëj gjerat që dua. Unë jam marrë me pikturë kur kam qenë e vogël dhe babai im i ka ruajtur ato”, tha Mehmetaj./tvklan.al

k6 k5 k4 k3 k2 k1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura