VIDEO/ “Kaubojsi” kryetar PS-je: Afroj Nanon e Nard Ndokën. LSI, si sh.p.k.

Feb 5, 2016 | 21:09
SHPËRNDAJE

Deputeti Eduart Ndocaj ka folur në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”  për garën në PS. Madje, ai improvizoi një intervistë si kryetar i PS-së dhe shpjegoi se çfarë do të bëjë nëse fiton zgjedhjet brenda partisë.

Ndocaj tha se do të afronte figurat e larguara në PS-së, si Fatos Nanon dhe Servet Pëllumbin. Ai tha gjithashtu se do të merrte në parti edhe Nard Ndokën.

Ndocaj tha se pasi të bëhej kryeministër do të prishte koalicionin me LSI-në, që sipas tij është bërë si Shoqëri e Pakufizuar dhe që një ditë do të hyjë në borxhe.

Sipas Ndocajt, në LSI ka vetëm mercenarë. Ai tha se pas fitores do të ndërtojë një studio për Ben Blushin që të shkruajë romane dhe për Ramën që të bëjë piktura. Për më tepër ndiqni intervistën e Ndocajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura