VIDEO/ Kastrioti i pandalshëm, Kukësi ngec te shtylla dhe tani rrezikon vendin e tretë

Apr 16, 2022 | 15:56
SHPËRNDAJE

Pesë fitore radhazi në kampionat, Kastrioti i Çelës është pa asnjë dyshim skuadra e momentit në superiore. Krutanët likuiduan ditën e sotme Kukësin me rezultatin 1-0, falë golit të Grecës, duke u ngjitur në kuotën e 37-të pikëve. Skuadra e Longos, në krahun tjetër regjistroi një tjetër rezultat negativ, duke rrezikuar ndjeshëm Europën.

VAR Kastrioti-Kukesi

Vlen të theksohet fakti se Kukësi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8-të me Mustën por goli u anulua me VAR. Gjithashtu verilindorët goditën dhe 2 herë shtyllën në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë pikë.

FT: KASTRIOTI-KUKËSI 1-0
KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+3′ Trajneri Çela ndëshkohet me karton të kuq!

90+1′ Tjetër shtyllë e Kukësit, kësaj here ishte Edi Basha që provoi, por fati nuk ishte me krutanët.

89′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet nga fusha e lojës Kaina, vendin e tij e merr Ajazi.

88′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, provon edhe Kristi Marku, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

86′ Provon De Lukas nga distanca, topi shkoi drejt e në duart e Salin.

80′ Kukësi hidhet në sulm në kërkim të goli barazimit.

70′ Ndizet sfida, Xhika, i mohon golin e dytë Kastriotit, duke i thënë “jo”, sulmuesit Silvio Zogaj.

69′ Pranë golit të barazimit Kukësi me Luka Milunoviç, shtylla i mohon golin e barazimit, futbollistit të skuadrës verilindore.

68′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet autori i golit Greca, vendin e tij e merr Santiago Selmani.

67′ Greca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Fejzhaos.

65′ Minuta mjaft të mira për Kastriotin që tenton ta vrasë përfundimisht sfidën duke kërkuar edhe golin e dytë.

57′ GOOOOOL KASTRIOTI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Greca kalon në avantazh krutanët. Topi fillimisht devijohet nga muri dhe shkon te futbollisti Greca që me një kthesë brenda zonës përshëndet rrjetën. 

56′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet nga fusha Basha, vendin e tij e merr Okebugu.

55′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë në hyrje të zonës.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Diego Longo për protesta.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Rast i artë për Kukësin, me Bruno Lulajn dhe Fejzhaon, pas një harkimi nga këndi, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

34′ Epërsi e lehtë territorale e Kukësit, por mungojnë rastet e rrezikshme. Një ndeshje e vakët deri në këtë moment.

27′ Bie disi rritmi i sfidës, loja është e fokusuar kryesisht në mesfushë, ku nuk mungojnë duelet e shumta dhe ndërhyrjet e gabuara.

20′ Tjetër karton i verdhë, kësaj herë ndëshkohet Bekim Dida për ndërhyrje të gabuar ndaj Bahitrit.

18′ Duele bëhet tepër interesant me të dyja skuadrat që luftojnë në çdo centimetër të fushë!

13′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Kaina që humb ndeshjen e radhës.

8′ Zhbllokohet sfida, Emiljano Musta kalon në avantazh kukësianët. Futbollisti godet saktë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën, pas asistit të Fejzhaos.  Por goli nuk vlen, pasi futbollisti shkaktoi faull ndaj kapitenit Neziri në nisjen e aksionit. VAR-i i djeg festën Kukësit. Karton i verdhë për Mustën.

6′ Verilindorët më kërkues në këto minuta të para, duke shtyrë në gjysmëfushën e Kastriotit, por mungojnë sulmet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar ndeshja në Kamzë!

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Selmani, Neziri, Dida, Rami; Karakaçi, Basha, Hasani; Greca, Zogaj, Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

KUKËSI – Xhika; Lulaj, Pëllumbi, Bahitri, Gligorov; De Lukas, Ndreca, Sh.Tapi; Musta, Milunoviç, Feizhao. Trajner: Diego Longo.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë – Nuri Rrapaj (Patos)

Asistent i dytë – Enea Gjoni (Elbasan)

Arbitër i katërt – Olsion Yzeiraj (Patos)

VAR – Florjan Lata (Durrës)

AVAR – Dojando Myftari (Tiranë)

Kastrioti-Kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura