VIDEO/ Karton i kuq i portierit Ederson dhe 2 penallti të pritur nga Rui Patrisio, 25 minuta të “çmendura” në sfidën Uolves-Siti

Dec 27, 2019 | 21:34
SHPËRNDAJE

Start emocionues në përballjen mes Uolves dhe Mançester Sitit të vlefshme për javën e 19-të të Premier Ligës angleze.

Ederson

Në minutën e 12-të, “qytetarët” mbetën me 10 lojtarë, pasi portiere Ederson, u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të gabuar jashtë zonës. Si pasojë e këtij kartoni, Guardiola u detyrua të largojë nga fusha sulmuesin Aguero, për të aktivizuar portierin e dytë Klaudio Bravo.


Në minutën e 21-të, gjyqtari Atkinson, akordon 11-metërsh për Mançester Siti, i cili merret përsipër nga Stërling. Talenti anglez gabon në momentin e parë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri Rui Patrisio. Pas konsultës me VAR, gjyqtari Atkinson, e përsëriti penalltinë, për shkak se gardiani i Uolves kishte lëvizur.


Edhe në tentativën e dytë, gjuajtja fillimisht u ndal nga portugezi, ndërkohë që fati nuk ishte më të, pasi topi i shkoi sërish Stërling, i cili e dërgoi drejt rrjetës, duke kaluar në avantazh kampionët në fuqi të Premier Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura