VIDEO/ Karton i kuq, gol i anulluar. Juventusi zhgënjen me Krotonen

Oct 17, 2020 | 22:58
SHPËRNDAJE

Juventusi u ndal në barazim 1-1 nga Krotonia. Bardhezinjtë nuk mundën të fitonin takimin e javës së katërt të kampionatit italian, edhe pse ndaj Krotones niseshin si favoritë.
fundii

Vendasit arritën për 45 minuta të frenojnë kampionët në fuqi të Italisë, madje ishin ata të parët që kaluan në avantazh në minutën e 12-të, por Alvaro Morata arriti ta barazonte takimin 9 minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Federiko Kieza la kampionët e Italisë me 10 vetë pasi shkaktoi ndërhyrje horror ndaj lojtarit rival Cigarini. Në minutën e 76-të, Morata shënoi sërish, por pas pamjeve të VAR-it, sulmuesi spanjoll u pa në pozicion të lehtë jashtë loje.

Pas 4 ndeshjesh, Juventusi renditet në vendin e katërt me 8 pikë, po aq sa Napoli i vendit të dytë.

FT| Krotone-Juventus 1-1
Toçuku 12′ (p)/ Morata 21′

morata gol i anulluar on Vidnews.



bandicam 2020-10-17 20-15-57-093

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura