VIDEO/ Karius e ka të vështirë dhe te Beshiktashi, Kuarezma e turpëron me një…”rabona”

Sep 11, 2018 | 20:22
SHPËRNDAJE

Është në moshën 35 vjeçare dhe vazhdon të dhurojë spektakël. Bëhet fjalë për Rikardo Kuarezmën i cili e ka turpëruar ish-portierin e Liverpulit, Loris Karius tashmë te Beshiktashi. I cilësuar si portieri i gafave, Karius ka filluar ta ketë të vështirë edhe në stërvitje.

Loris-Karius-1010444

Këtë radhë ai as nuk e ka marrë mundimin të hidhet për të pritur një “rabona” të bukur nga Kuarzema. Kujtojmë se Karius u largua nga Liverpuli pa u hedhur asnjëherë poshtë nga tifozët e kuq edhe pse bëri gafa të shumta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura