VIDEO/ Kapet në Tiranë i dënuari për vrasje në Torino, dalin detajet

Nov 27, 2018 | 11:07
SHPËRNDAJE

Dy persona jane arrestuar ne Tirane ne kuader te operacionit për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

arrestim

Policia ben me dije se Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana ka vene ne pranga shtetasin me iniciale D. R., 24 vjeç, banues në Tiranë, i denuar per vrasje ne Torino.

Njoftimi 

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim Kredi”.

Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg.

Gjithashtu nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë u kap shtetasi në kërkim kombëtar:

– V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për penale “Mashtrim Kredi”, parashikuar nga neni 146 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura