VIDEO/ Kapet mat miku i Toni Bler, zbardhen bisedat për seksin dhe kokainën me prostitutat

Jul 26, 2015 | 14:44
SHPËRNDAJE

Një skandal seksual ka tronditur Britaninë ditën e sotme, teksa tabloidi “The Sun” ka publikuar video dhe fotot të deputetit të Dhomës së Lordëve, baronit John Sewel duke thithur kokainë dhe kryer marrëdhënie me prostituta.

shoku i toni bler1

Deputeti, i cili është edhe i martuar, është filmuar nga kamerat duke bërë edhe komente seksiste dhe raciste ndaj aziatikëve.

Teksa thith vizat e kokainës, Sewel thotë ndër të tjera për vajzat aziatike: “Duken shumë të pafajshme, por dihet se janë b*shtra”.

Dhe duke qeshur shton më tej: “Është kombinim i këndshëm apo jo?”

Ndërkohë, njëra nga prostitutat e pyet Lordin: “Sa ke të bësh me vajzat aziatike dhe çfarë pëlqen te to?”

Ndërsa deputeti i përgjigjet: “Epo nuk e di. Teksa shkoj për të marrë metronë hera-herës mendoj se janë të dobëta. Pjesa më e madhe e tyre janë shumë tërheqëse”.

Ai u tregon dy prostitutave se në dhomën e tij ka futur edhe 13 të tjera para tyre. Por në pjesën më të madhe të kohës gjatë akteve seksuale, deputeti fliste për problemet e tij financiare, edhe pse ka një rrogë vjetore prej 84 mijë paundësh.

Ai u ankohej prostitutave se nuk kishte mundësi të paguante garancinë e qirasë për një nga apartamentet e tij në qendër të Londrës, e cila kushtonte 1 mijë paund në muaj.

Ai gjithashtu tregon se merr 200 deri në 300 paund për çdo ditë që hyn në Dhomën e Lordëve.  

Tabloidi “The Sun” ka zbuluar se Sewel paguan 200 paund nata për dy prostituta, pa llogaritur edhe vlerën e kokainës.

Sewel është deputet i përjetshëm në Dhomën e Lordëve dhe është mik i ngushtë i Toni Bler. Ai gjithashtu është edhe zv/kryetar i Dhomës së Lordëve.

Kush është Lordi Sewel

Sewel jeton në një shtëpi 1.2 mln paundësh në qytezën Banchory në Skoci. AI ka 13 vjet që udhëton në Londër sa herë mblidhet Dhoma e Lordëve, me paratë e taksapaguesve.

Gjithashtu, lordi merrte dieta të plota njëditore dhe ushqim për çdo seancë nga 67 të tilla në vit. Në fillim ai ka patur të ardhura prej 85 mijë paundësh në vit.

Ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2010, ai ka grumbulluar nga puna në Dhomën e Lordëve plot 403 mijë paund. Sewel është paguar me 544 paund dita, sa herë ka marrë pjesë në mbledhjet e Dhomës së Lordëve.

Ai e nisi karrierën politike në Këshillin e Aberdinit, në vitin 1974 dhe më pas, u bë kryetar i atij këshilli, në vitin 1977.

Ditët e lavdishme të politikës së tij kanë qenë kur Toni Bler e emëroi në kabinetin qeveritar në vitin 1997. Ndërsa tani, ai është zv/kryetar i Dhomës së Lordëve në Britani.

shoku i toni bler3 shoku i toni bler

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura