VIDEO/ Kapen duke kryer marrëdhënie seksuale në makinën e punës, pezullohen nga detyra dy punonjës të OKB-së

| 23:39
SHPËRNDAJE

Dy punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Izrael janë pezulluar nga detyra. Njëri prej tyre u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale brenda automjetit zyrtar, disa ditë më parë, ndërsa personi tjetër qëndronte në sediljen e pasagjerit në vend të parë.  

okb

Një videon 18 sekondëshe të publikuar nga ‘Daily Mail’ e publikuar në Twitter tregonte se një prej punonjësve të OKB qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës i shoqëruar nga një femër. Gruaja thuhet se nuk ishte punonjëse e Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB ka thënë se pezullimi nga detyra për dy punonjësit është vendimi i duhur për shkak të shkeljes së kodit të etikës dhe sjelljes së gabuar.

OKB dënoi këtë akt që ditën e publikimit të videos në internet, duke deklaruar se sjellja e dy nëpunësve të saj është e neveritshme dhe në kundërshtim me rregulloren e organizatës. Nuk është hera e parë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vihet në qendër të akuzave për sjelljen e punonjësve të saj.

Në të kaluarën ka pasur pretendime se paqeruajtësit e OKB kishin detyruar qindra gra në Haiti që të abortonin fëmijët, pasi kishin abuzuar seksualisht me to.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.