Video/ Kapen 2 tonë drogë në Itali, ndalohet i riu nga Vlora

Oct 19, 2017 | 20:30
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka ndalur një sasi prej 2 tonë droge në Ferrara, e cila dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria.

Një kuadër të një operacioni të ndërmarre të martën është sekuestruar kjo sasi droge. Ndërsa vetëm sot autoritete italiane bëjë të ditur informacionin.

Mësohet se policia kishte ndalur dy fugone të cilët i përdornin si mjete për të transportua lëndë narkotike.

Por, trafikantet menjëherë më të parë policisë janë larguar nga mjetet duke braktisur lëndën narkotike.

Ndërkohë që policia ka qenë e vëmendshme, dhe ka arritur të ndalojë një 19-vjeçar shqiptar nga Vlora me iniciale R.R, njofton media italiane estense.com.

Policia italiane dyshon se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa vlera e saj në tregun me pakicë tejkalon 20 milion euro. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura