VIDEO/ Kaos në Turqi, përleshje mbi tanke mes policisë e ushtrisë. Nisin arrestimet e para

Jul 16, 2016 | 1:19
SHPËRNDAJE

Orë dramatike për Turqinë. E premtja e këtij 15 korriku është mbyllur në mënyrën më të keqe, ku i gjithë vendi është përfshire nga dhuna dhe histeria e protestave. Ushtria, policia, qytetarë kanë zbarkuar në rrugë. Historia është përsëritur sërish.

Ushtria ka marrë në kontroll qeverinë në Turqi duke lajmëruar se pushteti i kushtetutës, demokracisë, dhe të drejtave të njeriut është vendosur sërish.

dfdsfs

Mediat turke kanë publikuar pamje ku shfaqen mjete të ushtrisë që kanë zbarkuar në rrugët e dy qyteteve kryesore të vendit, Ankara dhe Stamboll.

Nga ana tjetër, helikopterët dhe avionët e ushtrisë vazhdojnë të patrullojnë hapësirën ajrore.

Sakaq, kanë nisur edhe arrestimet e para nga policia, të ushtarakëve:

arrestimet-e-ushtarakeve

Pamje të tjera publikuar në rrjetet sociale tregojnë përplasjen e egër mes ushtrisë nga njëra anë dhe policisë dhe civilëve nga ana tjetër, mbi tanket që kanë dalë në rrugë.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura