VIDEO/ Kamerat zbulojnë si shqiptari vrau me thikë në zemër 23-vjeçarin, motivi një femër

Jun 21, 2017 | 18:55
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Mund të jetë xhelozia, sherri për një femër, motivi i vrasjes së një 23-vjeçari rom, i quajtur Manuel Spinelli, qëlluar me thikë në zemër nga Farim Koldashi, shqiptari 27-vjeçar, gjatë një grindjeje të dhunshme e cila përfundoi tragjikisht mbrëmë rreth orës 23:00 në afërsi të Taverna Wolf në Alba Adriatica.

Sipas mediave italiane, Spinelli kishte qenë i martuar me të dashuren aktuale të shqiptarit dhe ata të dy tani nuk kishin marrëdhënie të mira. Kjo është lidhja e vetme që viktima dhe vrasësi kishin mes tyre. Momentin e vrasjes, shqiptari ishte në makinë edhe me të dashurën, ish-gruan e viktimës.

Por ajo që ndodhi mbrëmë nuk dihet me saktësi dhe është ende duke u hetuar nga hetuesit që janë duke rindërtuar dinamikën dhe kontestin e ngjarjes. Ata kanë identifikuar grupin që ka qëlluar dhe vrarë 23 vjeçarin, përmes imazheve nga kamerat e sigurisë.

Shqiptari i cili u kap pas ngjarjes, ka pësuar lëndime në fytyrë dhe është transferuar në spital, ku po mbahet në vezhgim nga policia.

Koldashi, i njohur tashmë për policine, mbërriti në vendin e krimit me një makinë me ngjyrë të errët, në shoqërinë e disa bashkatdhetarëve të tjerë dhe aty u takua me viktimën dhe dy të rinj të tjerë romë me të cilët nisi perleshja.

Koldashi thuhet se nxorri një thikë që goditi Spinellin fillimisht në fytyrë dhe më pas në gjoks.

Emri/ Sherr me thika jashtë diskos, shqiptari masakron për vdekje 22-vjeçarin

Një shqiptar ka masakruar për vdekje një 22-vjeçar rom në Itali, pas një sherri mes dy grupeve jashtë një diskoje.

disko

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Alba Adriatika dhe sipas mediave italiane viktima u identifikua si Manuel Spinelli.

Ai ishte me miqte e tij, kur mes tyre dhe nje grupi shqiptaresh plasi sherri. Policia thote se ka arrestuar nje autor te dyshuar, identifikuar si shqiptari Farim Koldashi, 24-vjec, i njohur nga forcat policore si shperndares i lendeve narkotike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura