VIDEO/ Kamerat e policisë “bëjnë kërdinë”, në dy orë gjobisin 78 shoferë

Aug 24, 2018 | 21:18
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në zona të ndryshme në Tiranë, ku janë evidentuar shumë shkelës së ligjit nga kamerat.

Sipas policisë në vetëm dy orë janë kapur në shkelje 78 shoferë.


Njoftimi i plotë

Kontrollet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet me kontrolle të përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.

Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën e policisë në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë.

Pamjet nga sytë e policisë rrugore, flasin më shumë se 78 masat administrative të vendosura në dy orë.

Policia Rrugore ju uron fundjavë të mbarë dhe të sigurtë të gjithë përdoruesve të rrugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura