VIDEO/ Kamera e fshehtë zbulon se Blero mban armë në shtëpi

Oct 4, 2015 | 11:55
SHPËRNDAJE

Një kamera e fshehtë, e përgatitur nga emisioni “Prive” të “Klan Kosova” për Bleron zbuloi se ai mbante armë në shtëpi. Emisioni kishte inskenuar një rast i vjedhjes në banesën e tij, ka zbuluar se këngëtari mban armë në shtëpi.

Të gjitha dhomat e tij kanë qenë rrëmujë në momentin kur Blero ka hyrë në banesën e cila po filmohej gjatë gjithë kohës. Pasi kthehet artisti sheh kaosin dhe mendon se ka rënë pre e hajdutëve, për këtë arsye ai telefonon policinë.

Por Blero, kontakton edhe me babanë e tij në telefon të cilin e pyet se ku e ka fshehur armën. Nuk dihet ende nëse Blero e posedon armën me leje apo jo, por ky zbulim u takon organeve të drejtësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura