VIDEO/ Kafshimi i frikshëm i peshkaqenit, pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Nov 7, 2018 | 21:19
SHPËRNDAJE

Sa do të rrezikonit për të mos humburën kamerën tuaj? Ky kameraman ka guxuar të përballet me dhëmbët e mprehtë e të frikshëm të një peshkaqeni. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Mossel Bay, në Afrikën Jugore, ndërsa pamjet janë postuar së fundmi e janë kthyer në virale.

Protagonisti kishte dalë për një shëtitje me varkë dhe me vete kishte marrë kamerën. Teksa filmonte një peshkaqen me kamerën nën ujë, të lidhur me një litar, sulmon kafsha.

Bisha e oqeanit kafshon kamerën, ndërsa kameramani tërheq litarin me të cilin mjeti ishte lidhur. Kafsha kërcen pranë varkës me gojën e hapur, por fatmirësisht, Allen, ky është emri i kameramanit, reagoi në mënyrë të shpejtë duke i shpëtuar kafshimit të peshkaqenit.

Pamjet janë vërtet dramatike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura