VIDEO/ Juventusi lë me pasoja Napolin, Verona i jep “leksion” me përmbysje ekipit të Gatuzos

Jan 24, 2021 | 17:08
SHPËRNDAJE

Humbja në finalen e Superkupës së Italisë ka krijuar pasoja negative psikologjike te Napoli. Të kaltërit u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Verona duke mos arritur të parakalonte Juventusin dhe Atalantën në renditje.
b93c93bc849dc5a6bafe536364ff8a54o2
Edhe pse ekipi i Xhenaro Gatuzos e zhbllokoi sfidën për 1 minutë nëpërmjer Irving Lozanos, miqtë verdheblu ditën si ta përmbysnin ndeshjen. Dimarko barazoi në minutën e 34-rt, ndërsa në pjesën e dytë Barak dhe Zakanji shfrytësuan plogështinë e mbrojtjes napolitane duke shkundur rrjetën dhe dy herë të tjera. Mbrojtësi i Shqipërisë Elseid Hysaj u aktivizua 90 minuta në këtë takim.

Pas javës së 19-të, Napoli renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, 2 më pak se Juventusi dhe Atalanta dhe 3 më pak se Roma në vendin e tretë.

FT| VERONA-NAPOLI 3-1
Golat: Dimarko 34’, Barak 62’, Zakanji/ 1’ Lozano

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura