VIDEO- Jo vetëm ndërtesa, Turqia i ‘dhuron’ edhe një dhëndër Laçit! Kryeministri Rama merr pjesë në ceremoni: Llokumin dhuroja vjehrrës sepse…

Jan 17, 2021 | 14:39
SHPËRNDAJE

Ndërsa ka inspektuar punimet për procesin e rindërtimit, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Laç edhe në një ceremoni fejese.


Një vajzë nga zona ka zgjedhur të martohet me një djalë nga Turqia, i quajtur Burak.

Mësohet se çifti i të rinjve janë dashuruar në kantierin e ndërtimit në zonën e Laçit.

“Mamurras, Kurbin – Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stamboll”- shkruan Rama.

PJESE NGA BISEDA:

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.
Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.
Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi
Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

 

Dhëndri: Shumë faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura