VIDEO/ Jeta e grave në ‘Shtetin islamik’ dhe terrori nga ISIS

Nov 27, 2015 | 12:29
SHPËRNDAJE

Nour është një grua ng Raqqa, kryeqyteti  i “Shtetit Islamik” brenda Sirisë. Disa jave më parë ajo arriti të largohet prej aty bashkë më afmiljen e saj dhe emigroi për në Europë. Por ende familjarë të saj ndodhen atje, përfshirë këtu edhe dy motrat dhe nënën.

BBC ka përgatitur një reportazha të shkurtër, ku Nour rrëfen tmerret e jetës së saj dhe të grave në “Shtetin Islamik”.

Të jetuar nën terrorin e ISIS është tortura e tyre e përditshme. Ajo tregon se ata i detyrojnë për çdo gjë. I detyrojnë të vishen gjithmonë më të zeza dhe të mbulojnë fytyrën, të mos dalin asnjëhërë vetëm nga shtëpia pa praninë e një mashkulli i cili të jetë përgjegjës pë to. Ajo thotë se ata kanë krijuar shtet policorë shumë të rrezikshëm dhe kush i kundërshton ata i arrestojnë dhe i dhunojnë. Ajo tregon se motra e saj e madhe kishte kundërshtuar dhe ata e kishin marrë me forcë dhe e kishin dhunuar shumë keq dhe shenjat nuk i ikën më nga trupi. I detyrojnë të martohen me ushtarët ose të bëhen prostitute për ta.

“Ata lodhen më pas dhe i lenë ato shtatëzëna dhe i flakin tutje. Nese ndonjëra prej grave guxon të thyej rregullat e tyre ata ushtrojnë dhunë mbi to dhe më pas i braktisin në vende ku ka hiena të cilat i hanë për së gjalli.” shprehet ajo.

“Motra ime e vogël është rreth të 20-ave dhe ka shumë frikë të dalë jashtë shtëpisë dhe gjatë gjithë ditës rrinë të izoluara bashkë me nënën time brenda mureve. Ato nuk guxojnë të braktisin Raqqen, as të dëgjojnë radio, kanë frikë të informohen. Unë jam nënë dhe kam një djalë 8 vjeç, por ISIS po ia mbush mendjen me urrejtje dhe e kanë helmuar me mendime negative për mua. Unë i thash të mos i dëgjoj ata por ai më bërtiti dhe nuk më quajti derr” .

“Kam dëgjuar gra të bërtasin…ato dua lirinë… Raqqa ka humbur shpirtin e saj…” përfundon ajo.

isis womenb 2

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura