VIDEO/ “Je dinamit. Kush të ofrohet, trembet se i tmerron”- Gruaja nga Durrësi i përgjigjet Ramës pas debatit me një grua beqare në Laç

Dec 12, 2019 | 20:28
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u përfshi në debat me një grua nga Laçi në moshë por e pamartuar.

grua

Kreu i qeverisë i tha asaj se nuk i merrte njeri pasi i trembte për shkak se ishte “dinamit”.

Por, një grua nga Durrësit gjatë takimit me liderin e opozitës, Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit në vend të gruas nga Laçi.

Debati:

Banorja: Më thuaj 1 vit do presësh, një vit do pres unë. Jemi duke punuar për copë të bujës si atje si këtu.

Rama: Të lutem po deshe, këtë fjalën për copë të bukës mos e thuaj.

Banorja: Po për copë të bukës.

Rama: Të lutem, sepse shqiptarët as në mesjetë nuk e kanë pasur problem copën e bukës. Këtë bukë, bukë, bukë mos ma thuaj.,

Banorja: Punoj 14 orë.

Rama: Shumë mirë bën që punon sepse unë punoj 22 orë. E martuar je?

Banorja: Jo!

Rama: E di pse? Se kush të ofrohet, trembet se i tmerron.

Banorja: Jo, jo nuk tremben!

Rama: Je dinamit, dinamit!

Banorja: Jam dinamit se jam zot shtëpie ka 40 vjet, që 5 vjeçe. More vesh?

Banorja nga Durrësi: Po ia kthej unë përgjigjen nga këtu për atë laçjanen që ofendoi dje; më mirë e pamartuar se beqare sesa me marrë një burrë si Edi Rama, që nuk ia vlen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura