VIDEO-“Janë tallur me mua”/ Premtimi i Ramës për kuksianët: Do t’i marr me avion nga Londra dhe do t’i sjell të votojnë për…

Sep 29, 2020 | 14:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtojë aeroportin e Kukësit, madje shkoi më tej duke thënë se do të sjellë të gjithë kuksianet që jetojnë në Londër për të votuar për Partinë Demokratike.

Teksa ironizoi PD, Rama tha se do ti japë opozitës 120 vota falas.

“Jo më larg se sot paradite mora një tjetër informacion të detajuar për aeroportin e Kukësit. Unë jam i bindur që nëse larg qoftë nëse ndonjë forcë maxhore nuk do të ndërhyjë në formën e një pengese objektive, kuksianet nga Londra që janë tallura dhe më kanë përqeshur në FB pafund për aeroportin, do ti marr në Londër dhe do ti ul në Kukës, unë dhe do ti sjell nga Londra të votojnë PD në Kukës me avion.

Do ti sjell që të votojnë PD.  Kështu që PD do të ketë nga unë 120 vota në Kukës falas. Jo nga ato me pagesë që ishte mësuar të bënte kur kishte kompani private ajrore”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura