VIDEO/ Jahjaga përplaset me televizionin gjerman, i ndërpresin intervistën. Nisin ironitë

Jul 25, 2015 | 14:41
SHPËRNDAJE

ZDF e kishte ftuar për një lidhje direkte presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në mënyrë që gjermanët të kuptojnë arsyet nga Prishtina, për numrin e madh të azilantëve. Gjithçka nisi mirë dhe me një buzëqeshje të lehtë të Jahjagës.
jahjaga-interviste-syri.net_-685x320-1

Pas pyetjes së parë, Jahjaga nisi të tregojë se si Kosova ka përparuar shumë që prej shpalljes së pavarësisë së saj në çdo sektor. Tregoi se ndoshta pak të rinjtë po ndihen të izoluar, porse Kosova ka shumë të rinj të talentuar, yje futbolli e yje popi, që mund të bëjnë shumë gjëra jashtë.

Ajo flet për arsye ndërkombëtare e vendore, mungesë investimesh dhe të ngjashme. “Po, por Zonja Jahjaga”, insiston vazhdimisht prezantuesja e MorgenMagazin, Anja Hayde. Jahjaga nuk do të dëgjojë dhe flet vazhdimisht. Frau Jahjaga, insiston disa herë, prezantuesja, por asgjë.

Vetëm kur presidentja ndjen se përfundoi atë që kishte për të thënë ndalet. Gazetarja e pyet se si nuk patën efekt miliardat e ndërkombëtarëve të investuara në Kosovë që njerëzit të rrinë atje.

“Po, por ne kemi dalë nga lufta” nis përgjigjen Jahjaga. Edhe pak sekonda e ZDF u lodh. E falënderoi për lidhjen, por ia ndali sinjalin.

Pas kësaj, gazeta e njohur berlineze “Die Velt” ka komentuar gjithçka ka ndodhur. Me titullin “Presidentja e Kosovës flet çfarë ajo do!”, në shkrim thuhet se Jahjaga nuk ka folur për luftën apo miliarda eurot që i janë dhënë ndihmë Kosobës, por në vend të kësaj ka dëshirë të flasë rreth artistëve dhe futbollistëve të vendit të saj në ZDF “Morgen Magazin”.

Të gjitha përpjekjet për ta ndaluar atë, ishin të kota, vazhdon më tej shkrimi. 
/Koha.net/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura