VIDEO/ Ja uji që vjen në rubineta, PD: Veliaj vetëm rrit çmimin, autobotët dhe bidonat, simbolet e një qyteti të qeverisur keq

Sep 21, 2019 | 11:25
SHPËRNDAJE

1352843e-1a1b-47c5-bdd0-64071b1c06b5

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se “gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm sepse në Tiranë vjen i ndotur dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”.

Ne nje deklarate per mediat nga selia e PD, Orjola Pampuri tha se “që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare”.

“Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj. Kryetari i palogjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë”.

uji

Pampuri publikoi edhe një material, ku, tregohet sipas saj “në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme të qytetit”.

VIDEO

“Arsyeja pse ne nuk kemi ujë në shtëpi dhe bizneset tona, megjithëse e paguajmë atë më shtrenjtë se kushdo në Shqipëri, është rezultat i drejtpërdrejtë i vjedhjes nga ata që drejtojnë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët, askush nuk jep llogari, por vetëm i zhvat ata duke rritur taksat, duke rritur çmimin e ujit, duke vendosur gjoba, duke betonizuar çdo hapësirë dhe duke përkeqësuar cilësinë e jetesës në qytet.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato. Investimi i vetëm i kryebashkiakut që gënjen është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit, plan nga i cili Erion Veliaj nuk ka hequr dorë akoma”, tha Pampuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura