VIDEO/ Ja si i grabisnin me armë bizneset 4 të arrestuarit në Durrës

May 30, 2016 | 8:48
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që çuan në arrestimin e katër grabitësve ditën e djeshme në Durrës.


Operacioni Burgman: Ja si vidhnin grabitesit by gazeta-panorama

Videot tregojnë se si katër të arrestuarit grabisnin me armë biznese të ndryshme. Ata janë:

Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës; Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak; Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak; Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.

GRABITJET

Më datë 25.10.2015, në lagjen Nr.12, me kaska motori dhe të armatosur,  kanë vjedhur me dhunë një kazino ”Apex”,(tentuar edhe nje herë më parë për t’u vjedhur).

Më datë 21.11.2015, në lagjen Nr.4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant ”Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.

Më datë 21.01.2016, në lagjen Nr.17/1, një një ”Lloto sport“, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E.K.

Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr.16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin ”Euro Petrol” , xhiron ditore dhe një aparat celular.

Më datë 12.04.2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J.B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.

Më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e  transferimit të parave ”Ëestern Union”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura