VIDEO/ Ja sa lirë ‘shiten’ vajzat…kamera e fshehtë që tërboi rrjetin

Jun 29, 2016 | 16:44
SHPËRNDAJE

Persona të ndryshëm kanë vendosur që përmes disa kamerave të fshehta dhe disa lojërave, të fusin në kurth vajzat të cilat për lekë dhe pak jetë luksoze bëjnë çdo gjë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me një vajzë, e cila është futur në kurth nga Coby Persion, djali nga New Yorku i njohur për këto lloj rrengjesh të cilat më pas i publikon në Youtube.

35C0B58600000578-3664020-image-m-8_1467129747591

Historia e trilluar prej tij e bënte atë një djalë shumë të pasur i cili kishte makina dhe avionë privatë.

Rastësisht ai zgjedh një vajzë e cila ishte duke ecur në rrugë dhe i afrohet duke e pyetur se ku ishte duke shkuar. Ajo i thotë se po shkon të takojë disa miq. Ndërkohë djali pa humbur kohë futet direkt në temë dhe e pyet se çfarë bën mbrëmjeve.

“Zakonisht dal me të dashurin”, ia kthen vajza.

“Ah ti ke të dashur?! Mirë pra po të le të qetë atëherë. Kalofsh një mbrëmje të bukur me të dashurin tënd”, i përgjigjet ai.

Por vetëm pak sekonda më vonë ai i kërkon asaj që t’i japë adresën e Instagramit thjeshtë sa për kontakt… Ende pa i lënë hapësirë vajzës të përgjigjet, vjen makina e tij luksoze dhe njëri prej personave që supozohej se ishte menaxheri i tij, i thotë se avioni privat niset për 20 minuta dhe se ai duhej të nxitonte për të ikur.

Kaq ka mjaftuar që vajza të binte në kurth!

“Ti ke avion privat?!”, e pyet ajo.

Ai i thotë se nëse nuk e beson atëherë ajo mund të shkojë bashkë me të për ta parë nga afër që ai nuk gënjen. Vajza pa kurrfarë problemi anulon takimin që kishte dhe hipën në makinën e tij. Kur mbërrijnë në aeroport, vajza futet në avion dhe telefonon të dashurin dhe i thotë se nuk mund ta takojë sepse është shumë e sëmurë.

35C0B5B200000578-3664020-image-a-11_1467129819562

“Nuk mund të takohemi sot sepse kam shumë dhimbje. Të dua, mirupafshim”, justifikohet tek i dashuri.

Pas kësaj djali i kërkon që ajo të dalë jashtë avionit dhe t’i bëjë atij një foto ndërsa do të qëndronte pranë dritares.

Por ky ishte ‘shkelmi’ që ai i dha pasi sapo vajza doli ai lajmëroi punonjësin e sigurisë dhe i tha se nuk e njihte fare dhe se ajo nuk duhej të fluturonte bashkë me të!

E pra…kjo ishte e gjithë prova për të parë se sa lehtë bien disa femra kur shikojnë apo dëgjojnë para e luks!

Videoja e cila më pas është publikuar në Youtube, ka marrë mijëra klikime dhe është shpërndarë gjerësisht në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura