Italiani i sulet me thikë shqiptarit, shpërndarës droge, i plagos të dashurën

Jul 22, 2016 | 13:45
SHPËRNDAJE

Tentoi të vriste një shqiptar, shpërndarës droge, por përfundoi duke plagosur rëndë me thikë të dashurën e tij, një rumune 25-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe mediat italiane raportojnë se policia arrestoi italianin Alessandro Greco, 30-vjeçar.

sulmi

Policia ka publikuar edhe videon e sulmit, ku duket italiani që i turret me një thike në dorë çiftit.

Italiani i arrestuar
Italiani i arrestuar

Fillimisht ai ka kërkuar të qëllojë shqiptarin, që njihej si shpërndarës droge në sheshin në Ragusa, por përfundon duke gjakosur e lënë pa ndenja përtokë të dashurën e tij.

Hetimet e para tregojnë se autori është një nga klientët e shqiptarit dhe duket se kanë pasur një mosmarrëveshje parash mes tyre.

Rumunia u dërgua në spital për mjekim, kurse policia po vijon hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura