VIDEO/ Italia me “marshin” e pestë, Spanja feston me barazim. Triumfon Zvicra, ja rezultatet e plota

Oct 15, 2019 | 22:57
SHPËRNDAJE

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshje nga fushata kualifikuese për Europianin 2020.

bernardeski

Italia, tashmë e kualifikuar, fitoi gjithsesi në transfertën e Lihtenshtejnit me shifrat 0-5. Pjesa e parë u mbyll vetëm me golin e Bernardeskit, që në minutën e dytë, ndërsa në 45 minutat e dyta, rrugën e rrjetës e g jetën edhe Beloti dy herë, Romanjoli dhe El Sharaui.

Pas barazimit me Norvegjinë në transfertë, Spanja ndalet sërish, këtë herë në Suedi. Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 50-të, me anë të Berg, pas një aksioni të gjatë pranë portës së De Geat. Gjithsesi, vetëm në minutën e 92-të, ishte Rodrigo që barazoi shifrat, dhe i siguroi biletën për në Europian Francës.

Zvicra fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Iralndës kryesuese të grupit, me gola të Seferoviç dhe autogolit të Dafi. Tashmë, helvetët shkojnë në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Irlanda e Danimarrka numërojnë 12 pikë.

Greqia fitoi 2-1 ndaj Bosnjës, ndërkohë më poshtë rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.

 

REZULTATET LIVE

 

FT | Lihtenshtejn-Itali 0-5

GOLAT:  / Bernardeski 2′, Beloti 70′, 92′, Romanjoli 77′, El Sharaui 82′

FT | Suedi-Spanjë 1-1

GOLAT: Berg 50′ / Rodrigo 92 

FT | Zvicër-Irlandë 2-0

GOLAT: Seferoviç 16′, Dafi aut. 93′ / 

FT | Rumani-Norvegji 1-1

GOLAT: Mitrita 62′ / Sorloth 92′

FT | Ishujt Faroe-Maltë 1-0

GOLAT: Baldvison 71′ / 

FT | Gjibraltar-Gjeorgji 2-3

GOLAT:  Kaskiaro 67′, Çipolina 74′ / Karaishvili 10′, Kankava 21′, Kvilitaia 84′

FT | Greqi-Bosnje 2-1

GOLAT: Pavlidis 30′, Kovaçeviç aut. 88′ / Gojak 35′

FT| Izrael-Letoni 3-1

GOLAT: Dabur 16′, 42′, Zahavi 26′ / Kames 40′ 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura