VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon, Interin e shpëton Barela… në frymën e fundit

Sep 17, 2019 | 21:29
SHPËRNDAJE

Interi e nisi me një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Slavias së Pragës, aventurën e këtij sezoni në Champions League.

9f6c292cfcdef935238f08b848e23708_620x349

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Vetëm ndonjë rast i Lautaro Martinez apo D’Ambrozios, ishin shumë pak për të thyer mbrojtjen e çekëve. Në të dytën, teksa ekipi i Kontes po kërkonte golin e avantazhit, çudia erdhi në minutën e 63-të.

Ish-lojtari i Skënderbeut, Peter Olainka, u harrua në zonë, dhe përballë me Handanoviç, nuk e pati të vështirë për të zhbllokuar shifrat. Edhe pasi u pa në VAR, goli ishte i rregullt, dhe Slavia mund të festonte lirisht.

barela

Teksa duket se Slavia po shkonte drejt një fitore, ishte Nikolo Barela, i futur në pjesën e dytë, që gjatë një goditje dënimi, goditi saktë dhe barazoi shifrat për Interin. Zikaltrit kërkuan golin e përmbysjes gjatë 8 minutave shtesë, por pa sukses. Në fund, Interi dhe Slavia ndanë nga një pikë pas ndeshjes së parë në grup.

Në takimin tjetër të luajtur në orën 18:55, Lioni dhe Zeniti e mbyllën në një barazim 1-1. Në fillim ishte Azmun për rusët, që zhbllokoi shifrat në minutën e 41-të. Por, me një penallti në të 50-tën, Memfis Depai barazoi shifrat, për të mos ndryshuar më deri në fund. Kështu, Lioni e Zeniti ndajnë pikët e para në grup.

 

REZULTATET LIVE

FT | Inter-Slavia Pragë 1-1

GOLAT:  Barela 92′ / Olainka 64′

92’ Barazohen shifrat në Milano. Sensi gjuan një goditje dënimi për Interin, por topi në traversë. Më pas, shkon te Barela, që godet, dhe topi pas një përplasje shkon në fundin e rrjetës.

64’ Shënon Slavia e Pragës duke i shtangur të gjithë në “San Siro”. Olainka shënon përballë Handanoviç nga fare pranë. Ish-lojtari i Skënderbeut i shpëtoi të gjithëve në zonë.

FT | Lion-Zenit 1-1

GOLAT:  Depai pen. 50′ / Azmun 41′

 

FORMACIONET

Capture

INTER: Handanoviç, Shkrinjiar, De Vraj, D’Ambrozio, Kandreva, Sensi, Brozoviç,  Galjardini, Azamoah, Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

SLAVIA PRAGA: Kolar, Kufal, Kudela, Hovorka, Boril, Suçek, Husbauer, Traore, Stanciu, Masopust, Olainka. Trajner: Jindriç Trpisovski.

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura