VIDEO/ Ish-studentët shqiptarë të shkollës së Gylenit grisin diplomat pas puçit në Turqi

Jul 16, 2016 | 22:48
SHPËRNDAJE

Një grup shqiptar i ish-nxënësve të kolegjit ‘Jahja Kemal’ në Maqedoni, ku pronar është Fetullah Gyleni, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit në Shkup, ndërsa nuk kanë nguruar që të grisin edhe diplomat e tyre.

Ky reagim vjen fill pas tentativave të djeshme për grusht shteti në Turqi. Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata.

“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupim. Prandaj ne si studentë të diplomuar nga kolegji Jahja Kemal sot gjendemi këtu për ta shprehur revoltën tonë ndaj këtij institucioni arsimor. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që të jenë më të kujdesshëm se kujt ia lënë amanet fëmijët e tyre”, thotë deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura