Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Markos Rojo ka qenë protagonist absolute i festimeve te Boka Xhuniors pas fitores së Kupës së Ligës.
Në përfundim të ndeshjes finale të fituar 3-0 kundër skuadrës së Tigres, argjentinasi është filmuar duke pirë birra si dhe duke tymosur një cigare i ulur në fushë në përfundim të sfidës.
Pamjet janë bërë virale në rrejt ku episodi ka ngjallur shumë diskutime mes tifozëve lidhur me faktin nëse ky stil festimi i shkon përshtat një futbollisti dhe shembullit që ata duhet të përcjellin te audienca.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al