VIDEO/ Ish-futbollisti i Junajtid dhuron “show”, feston fitoren e Kupës duke pirë birra dhe tymosur

May 27, 2022 | 15:29
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Markos Rojo ka qenë protagonist absolute i festimeve te Boka Xhuniors pas fitores së Kupës së Ligës.

4535435

Në përfundim të ndeshjes finale të fituar 3-0 kundër skuadrës së Tigres, argjentinasi është filmuar duke pirë birra si dhe duke tymosur një cigare i ulur në fushë në përfundim të sfidës.

Pamjet janë bërë virale në rrejt ku episodi ka ngjallur shumë diskutime mes tifozëve lidhur me faktin nëse ky stil festimi i shkon përshtat një futbollisti dhe shembullit që ata duhet të përcjellin te audienca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura