Humbja ndaj Partizanit të Beogradit, futbollisti i Skënderbeut zgjidhet më i miri i ndeshjes

Nov 3, 2017 | 12:50
SHPËRNDAJE

Edhe pse Skënderbeu u mposht nga Partizani i Beogradit me rezultatin 2-0, lojtari më i mirë i ndeshjes në faqen zyrtare të UEFA-s është shpallur pikërisht një futbollist i skuadrës korçare.

Radas

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Marko Radas. Pavarësisht së në rasti i golit të parë të shënuar nga Tosiç mund të kishte bërë më mirë, 34-vjeçari ishte një nga më të dalluarit te ekipi i Skënderbeut.

Radas

Tifozët me votat e tyre kanë bërë që futbollisti kroat të meritonte këtë vlerësim të cilin në ndeshjet e mëparshme e kanë marrë edhe Jashanica me Micin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura