Interi ka lënë pas ndalesën me Juventusin duke marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Empolit në transfertë, në një fushë ku shumë skuadra kishin shfaqur probleme. Zikaltërit kanë fituar 2-0 në një ndeshje që e kanë kontrolluar plotësisht e ku bilanci mund të kishte qenë edhe më i thellë përballë kuqezinjve Bajrami e Ismajli që e luajtën këtë sfidë nga fillimi.
Për Interin kishte pak vështirësi në fillimin e ndeshjes, me Bajramin që krijonte shumë rrezikshmëri në aksionet e tij. Por më pas goli i D’Ambrosio bëri të thjeshtë gjithçka, pasi detyroi Empolin të hapej e të linte më shumë hapësira për sulmin e Interit. Kartoni i kuq i Riçit te Empoli i mundësoi skuadrës së Inzagit që të sulmonte pareshtur dhe gjeti golin e dytë me Dimarko, ndërsa pa t’i anulohen deri në fund të sfidës edhe tre gola të tjerë.
Ndërkohë, Roma e Murinjos ka triumfuar në Sardenja ndaj Kaljarit jo pa vuajtje, pasi iu desh të përmbysje golin e Pavoletit me Ibanez e Pelegrini. Ndërkohë, spanjolli Pedro i dha fitoren 1-0 Lacios ndaj Fiorentinës, një skuadër që ka filluar të bëhet kërcënuese për ekipet e kreut.
REZULTATET
Kaljari-Roma 1-2
53′ Pavoleti / 71′ Ibanez, 78′ Lo. Pelegrini
Empoli-Inter 0-2
34’ D’Ambrosio, 67′ Dimarko
Lacio-Fiorentina 1-0
52′ Pedro