VIDEO/ Interi rikthehet te fitorja në kampionat, zikaltërit e Kontes triumfojnë në transfertë ndaj Xhenoas

Oct 24, 2020 | 19:58
SHPËRNDAJE

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar. Zikaltërit e Kontes kanë mposhtur 2-0 Xhenoan në transfertë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

lukaku.inter.genoa.controllo.2021.750x450

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me zikaltërit që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukakun në minutën e 64’ dhe D’Ambrozion në minutën e 80’.

Më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3 me 10 pikë pas 5 javëve, ndërsa Xhenoa zbret në vendin e 15 më vetëm 4 pikë.

FT/ Xhenoa-Inter 0-2

Lukaku 64′, D’Ambrozios 80′

bandicam 2020-10-24 17-17-28-914

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura